VIDEO / Nuk dorëzohet Vllaznia, fiton me Kastriotin dhe rihap gjithçka
17 Maj 2021, 17:24Nga DOSJA
SHKODER – Vllaznia bën edhe më interesante garën me fitoren e saj ndaj Kastrioti. Pas pjesës së parë në barazim, në minutën e 79-të është skuadra e Thomas Brdariç që kalon në avantazh me Dilaver, duke i dhënë mundësinë shkodranëve të festojnë e të mbeten në garë për titullin kampion.
Ndërkohë Kastrioti mbetet në zonën e “play-out”-it, duke rrezikuar seriozisht qëndrimin në Superiore. Krejt e kundërta ndodh me Skënderbeun, i cili po realizon misionin e qëndrimit në Superiore, që dukej i pamundur. Me fitoren e kësaj jave 2-0 ndaj Apolonisë duket se gjithçka është duke u shndërruar në realitet.
Ndërkaq Kukësi fiton 2-1 ndaj Bylisit, duke zbritur ballshiotët në vendin e parafundit të klasifikimit. Në fillim ishte skuadra e Dovedan ajo që kaloi në avantazh.
Por më pas përmbys gjithçka ekipi verilindor, duke fundosur më keq Bylisin në vendin e parafundit në renditje. B.T (Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
ITALI-Nwanko Simy do të largohet nga Crotone në fund të sezonit. Për sulmuesin nigerian për momentin propozimi më i lartë ekonomik është ai i një klubi të kampi...
KINË-Një histori absurde vjen nga Kina ku një nga biznesmenët bleu një klub futbolli për të përmbushur dëshirën e djalit të tij për të qenë futbollist prof...
GJERMANI-Kreu i Federatës gjermane të Futbollit,Fritz Keller ka dhënë dorëheqjen paraditen e sotme, teksa lajmi është dhënë nga vetë institucioni, por edhe nga ...
TORINO-E ardhmja e Cristiano Ronaldos te Juventus është gjithnjë e më shumë një enigmë. Rezultatet e skuadrës nuk bindin, por edhe një detaj që në asnjë rast nu...
ITALI – Katër muaj më parë, kur Juventusi fitoi trofeun e Superkupës në Reggio Emilia (dhe të vetëm deri më tani), Paulo Dybala u bashkua me shokët e tij ...
ANGLI – “Gardiani” i “The Reds”, Alisson Becker shënoi golin e fitores në minutat shtesë të takimit, për të siguruar tri pikë jetike për Liverpoolin, të c...
ARGJENTINE – Lista e publikuar nga trajneri i “Selesion” përbëhet nga shumë lojtarë që luajnë në klubet evropiane dhe përfshinë emrat të mëdhenj edhe pse ...