Sport

Ka arbitruar Holandë-Luksemburg e mbante stemën e FIFA-s, ndërron jetë ish-arbitri shqiptar, Duka mesazh ngushëllimi

17 Maj 2021, 10:53 Nga DOSJA
Ka arbitruar Holandë-Luksemburg e mbante stemën e FIFA-s, ndërron

TIRANË-Është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 86-vjeçare Faik Bajrami, ish-arbitër i njohur i futbollit shqiptar. Federata Shqiptare e Futbollit dhe Presidenti Armand Duka shprehin ngushëllimet e tyre më të sinqerta për ndarjen nga jeta të ish-arbitrit ndërkombëtar të FIFA-s, një ndër emrat më të mëdhenj të arbitrimit shqiptar Faik Bajrami, i cili shënoi emrin e tij me gërma të arta në historinë e futbollit shqiptar duke arbitruar në 21 shkurt 1971 në Roterdam, ndeshjen Holandë-Luksemburg.

Bajrami ishte një person me integritet të lartë dhe një figurë sportive e respektuar, dhe mungesa e tij do të ndihet gjatë në familjen tonë të futbollit, duke parë kontributin e tij të vazhdueshëm në futbollin shqiptar. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen, të afërmit dhe miqtë e shumtë të Faikut në këtë moment të vështirë që po kaloni.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport faik bajrami fshf faik bajrami fshf

Sondazh

Poll