Sport

Roberto Mancini deri në 2026-tën në stolin “Axurr”

17 Maj 2021, 08:54 Nga DOSJA
Roberto Mancini deri në 2026-tën në stolin “Axurr”

ITALI – Drejtuesit e Federatës Italiane të Futbollit janë të kënaqur me punën e trajnerit të kombëtares “axurre” Roberto Mancinin dhe për këtë arsye janë të gatshëm t’i ofrojnë rinovimin së shpejti. Kontrata e re do të zgjasë deri në vitin 2026, teksa Mancinit do t’i dyfishohet edhe rroga. Një vlerësim i madh për punën fantastike që po bën në stolin e kombëtares së kaltër.

Roberto Mancini ia ka dalë të transformojë për mirë kombëtaren e Italisë. Katër herë kampionët e botës prekën fundin në vitin 2018, duke mos ia dalë të kualifikohen në Botërorin e Rusisë. 56-vjeçari mori drejtimin e Italisë tri vite më parë.

Skuadra ka ndryshuar, tani përbëhet nga shumë lojtarë të rinj e të talentuar, teksa po luan edhe një futboll tërheqës dhe rezultativ. Edhe pse rivaliteti është shumë i madh, Mancini ka theksuar disa herë që djemtë e tij do të synojnë fitimin e “Euro 2022”.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll