Sport

Alisson: “Jeta ime është futbolli, dëshiroja që babai ta festonte golin tim”

17 Maj 2021, 09:15 Nga DOSJA
Alisson: “Jeta ime është futbolli, dëshiroja që babai

ANGLI – “Gardiani” i “The Reds”, Alisson Becker shënoi golin e fitores në minutat shtesë të takimit, për të siguruar tri pikë jetike për Liverpoolin, të cilat i shtojnë shpresa për një vend në zonën Champions.

Braziliani, pas ndeshjes ka deklaruar se goli i shënuar e ka emocionuar shumë, dhe ia dedikoi babait të tij të ndjerë, i cili humbi jetën në një aksident gjatë vitit. Alisson u shpreh se përpos dedikimit për babanë, ai ishte i lumtur që ndihmoi skuadrën në fitoren e kësaj ndeshjeje.

“Jam shumë i emocionuar në këto muajt e fundit, për të gjitha ato që më ndodhën mua dhe familjes time. Por, futbolli është jeta ime, unë luaj futboll prej babait tim, dëshiroja që ai do ta shihte këtë dhe do të festonte golin”,- shtoi ai.

“Ndonjëherë luftoni shumë, por nuk ia arrini, ne shpesh kemi luftuar këtë sezon dhe nuk ia kemi arritur qëllimin dhe jam i lumtur që arrita ta ndihmoj skuadrën, kemi një objektiv të arrijmë në Champions League sepse e fituam atë dhe e dimë që gjithçka fillon nga kualifikimi”,- u shpreh Alisson.

Portieri i “The Reds” foli edhe për golin e tij.“Unë shikova nga pankina dhe askush nuk më foli, kështu që u nisa. Dhe krosimi ishte i mirë, mendoj që është goli më i mirë i im”, përfundoi Alisson Becker.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport “gardiani” i “the reds” alisson becker champions league “gardiani” i “the reds” alisson becker champions league

Sondazh

Poll