Politike

‘Protesta e opozitës’, Gjunkshi: Kanë ndaluar lëvizjen e mikrobuzëve nga Dibra në Tiranë

15 Shkurt 2019, 15:48 Nga DOSJA
‘Protesta e opozitës’, Gjunkshi: Kanë ndaluar

Deputeti i PD-së, Xhemal Gjunkshi me anë të një postimi në Facebook ka denoncuar faktin mikrobusët e Dibrës, janë ndaluar që të udhëtojnë ditën e nesërme drejt Tiranës. 

Gjunkshi shkruan se firma e përfaqësuar nga Adil Cibaku, i cili ka në pronësi linjën e mikrobusëve Peshkopi – Tiranë, ka dhënë urdhër që asnjë mjet të mos lëvizë për në kryeqytet më datë 16 shkurt, ditë që përkon me protestën e opozitës.

“Në këto kushte kërkoj: ndjekjen penale të këtij “Trimi” që guxon, pengon, abuzon qëllimisht me atë që ia kanë dhuruar dhe jo merituar dhe së dyti: I kërkoj urgjentisht Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Znj. Belinda Balluku, heqjen e licensës firmës “Ariu-Ariu” të përfaqësuar nga Adil Cibaku,” – shkruan Gjunkshi.

Më tej, deputeti Gjunkshi i ka bërë thirrje qytetarëve të Peshkopisë që të bashkohen me protestën e opozitës.

Postimi i Xhemal Gjunkshit:

Denoncimin e deputetit të PD-së, pronari i kompanisë e ka quajtur gjobë. (Lexo këtu)

Ditën e nesërme Partia Demokratike dhe aleatët do të protestojnë para kryeministrisë nga ku edhe do të kërkojnë një qeveri teknike për të zhvilluar më pas zgjedhje të parakohëshme qendrore bashkë me ato lokale të vendosura për t’u zhvilluar në qershor.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 16 shkurt adil cibaku diber protesta e opozites xhemal gjunkshi 16 shkurt adil cibaku diber protesta e opozites xhemal gjunkshi

Sondazh

Poll