Aktualitet

400 kg kokainë nga Brazili në Durrës! Policia e priste në port, ‘pa dashje’ kapi dhe dy ngarkesa. DEA amerikane i kishte

17 Maj 2021, 11:47 Nga DOSJA
400 kg kokainë nga Brazili në Durrës! Policia e priste në

KOSOVË– Arkat me pulë ishin zëvendësuar me kokainë! Dosja.al ka zbuluar detaje të reja lidhur me operacionin e kryer nga DEA amerikane në bashkëpunim me Policinë italiane, shqiptare dhe ato të Kosovës.

Mësohet se kamioni me 400 kg kokainë, kishte kaluar nga porti i Durrësit, por me udhëzim të DEA-s është lënë të kalojë për të parë destinacionin. Skaneri ka treguar se në 20 prej arkave, të cilat duhet të ishin mbushur me pula, kishte pako me drogë që kishte ardhur nga Brazili. 

Policia kishte dy muaj që priste ngarkesën prej 400 kg kokainë që ishte fshehur në konterinerin me mish të nisur nga Brazili dhe gjatë kësaj kohe zbuluan edhe dy ngarkesa të tjera. Sasia e parë u kap më 1 prill, 49 kg, që vinte me kompaninë e babait të Arbër Çekajt. Ndërsa sasisa e dytë u kap më 10 prill, plot 142 kg.

Ndërsa në fillim të majit erdhi edhe sasia nga Brazili. Kokainës i ishte vendosur GPS për ta ndjekur deri në destinacionin final. Sipas të dhënave, konteineri me kokainë u nis nga Amerika e Jugut, Brazil dhe ndaloi në Gioia Tauro në Itali. Ndalesa e radhës ishte në Durrës për t’u stopuar totalisht në Lipjan.

LAJMI KRYESOR: SASI REKORD! Sekuestrohen 400 kg kokainë në Lipjan, kamioni me mish pule zbarkoi me konteinerë 2 javë më parë në Portin e Durrësit, DEA amerikane e mbante nën vëzhgim

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet kokaine ne kosove kosove kokaine ne kosove kosove

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Maj 2021, 11:12

KOSOVË– Një kamion me 400 kg kokainë është kapur në Lipjan nga Policia e Kosovës, pasi disa ditë më pas po mbahej në vëzhgim. Burime për Dosja.al bëjnë me ...

Aktualitet 17 Maj 2021, 10:48

KOSOVË– 400 kg kokainë, me “origjinë” nga Brazili, janë sekuestruar sot në komunën e Lipjanit, në Kosovë, thuajse dy javë pas mbërritjes! 20 arka, të cilat...