Aktualitet

Livadhet… e përgjakura! Si u kthye oazi i gjelbërimit në vendin e preferuar të kriminelëve, pas çdo vrasjeje gjurmë

17 Maj 2021, 10:35 Nga DOSJA
Livadhet… e përgjakura! Si u kthye oazi i gjelbërimit në

SHKODËR“Nëse ka ndodhur një vrasje, makinën e djegur e gjeni në Livadhe,”-kjo shprehje ishte kthyer batutë në Shkodër përgjatë vitit 2018, më i përgjakshmi në historinë e qytetit. E cilësuar si “Palermoja e re”, Shkodra 3 vite më parë ishte kthyer në një skenë krimi në çdo cep të saj. Pasojat i gjenim në zonën e Livadheve…

Zona, e veçuar nga qyteti, ishte kthyer në të preferuarën e kriminelëve për të fshehur gjurmët e krimeve të kryera pasi eliminonin kundërshtarët e tyre. Një prej rasteve më të bujshme ndodhi 30 mars të vitit 2019, kur menjëherë pas ekzekutimit të dy vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali para shtëpisë së tyre, makina e përdorur për vrasjen u gjet…gjejeni ku? Në Livadhe dhe e djegur tërësisht, pa lënë hapsirë për të gjetur ndonjë gjurmë të autorëve. 

Më pas në 4 shtator të vitit 2018, ndodhi ajo që theu traditën! Në Livadhe ekzekutohet biznesmeni Arian Ferracaku, i cili kishte dalë me shokët për të bërë xhiro me kalë, si i apasionuar pas hipizimit. Edhe kësaj herë, autorët nuk lanë gjurmë, ndërsa autorët siguruan kohën e nevojshme për t’u larguar pa u ndjekur nga askush. 

Sot, Livadhet e gjelbra u përgjakën sërish! Endri Mustafa, i vrarë kush e di se ku, është tërhequr zvarrë për disa metra dhe është lënë i braktisur pas disa ferrave. Familjarët që e kërkonin prej 3 ditësh nuk e kishin kërkuar në vendin ku duhet! Në Livadhe, në vendin pranë liqenit që duhet të ishte oaz qetësie, por përdoret me mençuri nga “bossat” që kanë pushtuar qytetin e Shkodrës dhe cilësojnë veten Zot! Të vdekjes ndoshta…

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet endri mustafa vritet endri mustafa zona e livadheve endri mustafa vritet endri mustafa zona e livadheve

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Maj 2021, 09:35

TIRANË– Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të lënë në arrest me burg për 35 ditë efektivin e RENEA-s, Xhulio Liçit ka ardhur dhe reagimi i avok...