EMRI/ Mbronte kubikët e hashashit me kallashnikov, policia përplaset me të riun në Cakran të Fierit, e mbushi armën për t
17 Maj 2021, 11:43Nga DOSJA
FIER– Një përplasje mes efektivëve dhe një një të riu 29-vjeçar ka ndodhur ditën e sotme në Cakran të Fierit. I riu Greseld Shpataraku nga Patosi, i cili kultivonte lëndë narkotike në një zonë pylli, mbante kallash me vete për të mbrojtur kubikët të cilat i kishte gati për t’i kultivuar.
Gjatë kontrollit që policia bëri në zonë, konstatoti të riun i cili ruante kanabisin me armë. 29-vjeçarit iu bë thirrje të hidhte armën dhe të mos lëvizte, por ai i drejtoi armën e zjarrit duke e mbushur për të qëlluar drejt efektivëve të policisë. Në këtë moment, ai është qëlluar nga këta të fundit dhe ka marrë një plumb në shpatull. Shpataraku u dërgua në spitalin e Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në afërsi të vendit ku u konstatua 29-vjeçari me armë kishte dhe fidanë cannabis sativa të kultivuar në kubikë. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe arma e zjarrit kallashnikov.
Lidhur me ngjarjen kanë folur edhe banorët e Cakranit në Fier, të cilët jnë shprehur se ndihen të frikësuar pas ngjarjes së sotme. Ata janë shprehur se ndihen të rrezikuar nga personat që kultivojnë bimë narkotike, të cilët në të gjitha rastet nuk janë banorë të zonës.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me SHÇBA, nën drejtimin e Prokurorisë, po zbardhin rrethanat e plota të ngjarjes.
(kle.mu./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Nuk ka mjaftueshëm vaksinë për të bërë dozën e dytë! Qytetarë, të pranishëm në radhë në sheshin Skënderbej janë kthyer në shtëpi pa u injektuar me ...
Aktualitet17 Maj 2021, 11:12
KOSOVË– Një kamion me 400 kg kokainë është kapur në Lipjan nga Policia e Kosovës, pasi disa ditë më pas po mbahej në vëzhgim. Burime për Dosja.al bëjnë me ...
TIRANË– Autoritetet turke kanë zbuluar detaje të tjera në lidhje me operacionin e kërkimit dhe kapjes së bosit të kriptomonedhës turke “Thodex” Faruk Fatih...
Aktualitet17 Maj 2021, 10:48
KOSOVË– 400 kg kokainë, me “origjinë” nga Brazili, janë sekuestruar sot në komunën e Lipjanit, në Kosovë, thuajse dy javë pas mbërritjes! 20 arka, të cilat...
TIRANË– Policia e Tiranës ka bërë të ditur se ka nisur procedime ndaj personave të cilët protestuan në sheshin Skënderbej në mbështetje të Palestinës në ko...
SHKODËR– Aksion gjatë natës në Shkodër! Kur qetësia dukej se kishte kapluar qytetin në veri të vendit, që prej vrasjes së Bardhok Pllanajt, forcat Speciale...
FIER– Pas gati një orë, kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka përfunduar inspektimin e tij në Prokurorinë e Fierit. Pasi ka takuar vartësit, &Cced...
TIRANË– Janë bërë publike pamjet nga aksidenti i rëndë që i mori jetën 33-vjeçarit në Tiranë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në orën 01:30, në rr...