Aktualitet

“Blitz” në Shkodër! Prishet qetësia e fiseve që “zotërojnë” qytetin, RENEA rrethon dy ‘kullat’, përplasje me

17 Maj 2021, 07:45 Nga DOSJA
“Blitz” në Shkodër! Prishet qetësia e fiseve që

SHKODËR– Aksion gjatë natës në Shkodër! Kur qetësia dukej se kishte kapluar qytetin në veri të vendit, që prej vrasjes së Bardhok Pllanajt, forcat Speciale të RENEA-s kanë ‘trazuar ujrat’.  Mbrëmjen e djeshme, reparti special i Policisë së Shtetit ka rrethuar banesat e dy fiseve të njohura në Shkodër.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ndërhyrja ka kapur në befasi “kokat” e familjeve të njohura megjithatë nuk ka mbetur pa kundërpërgjigje. Të njëjtat burime bëjnë me dije se gjatë operacioni ka pasur edhe përplasje mes RENEA-ve dhe disa prej figurave kryesore të fiseve që “zotërojnë” lagjet periferike të qytetit.

Ndërkohë deri më tani ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me qëllimin e operacionit të zhvilluar gjatë natës, ndërsa po në qytet është gjetur edhe një person i vrarë. Bëhet fjalë Endri Mustafën, i cili është gjetur pajetë në zonën e Livadheve, ku gjatë vitit 2018  ishte kthyer në “varrezë makinash”. Kjo pasi pas çdo atentati në këtë zonë gjendej e djegur makina e autorëve. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet renea aksion ne shkoder shkoder renea aksion ne shkoder shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Maj 2021, 09:35

TIRANË– Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të lënë në arrest me burg për 35 ditë efektivin e RENEA-s, Xhulio Liçit ka ardhur dhe reagimi i avok...