Aktualitet

Protesta për Palestinën në Tiranë, vihen nën hetim 15 persona

17 Maj 2021, 10:34 Nga DOSJA
Protesta për Palestinën në Tiranë, vihen nën hetim 15

TIRANË– Policia e Tiranës ka bërë të ditur se ka nisur procedime ndaj personave të cilët protestuan në sheshin Skënderbej në mbështetje të Palestinës në konfliktin e saj me Izraelin.

Policia bën me dije se janë proceduar në gjendje të lirë 15 persona për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”,

NJOFTIMI:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 3 filloi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”, për shtetasit: E. S., 23 vjeç, B. L., 28 vjeç, A. B., 47 vjeç, A. D., 26 vjeç, F. B., 22 vjeç, E. Z., 44 vjeç, E. K., 35 vjeç, A. M., 21 vjeç, F. L., 27 vjeç, E. P., 23 vjeç, A. J., 53 vjeç, E. R., 48 vjeç, I. D., 36 vjeç, A. H., 36 vjeç dhe O. G., 31 vjeç.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet perplasje polici protestues perplasje polici protestues

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Maj 2021, 09:35

TIRANË– Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të lënë në arrest me burg për 35 ditë efektivin e RENEA-s, Xhulio Liçit ka ardhur dhe reagimi i avok...