Aktualitet

Krimet zgjedhore, kryeprokurori Olsian Çela apel nga FIERI dhe VLORA: Të hetohen dosjet! Besoj shumë shpejt do kemi rezultate

17 Maj 2021, 09:53 Nga DOSJA
Krimet zgjedhore, kryeprokurori Olsian Çela apel nga FIERI dhe VLORA:

FIER– Pas gati një orë, kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka përfunduar inspektimin e tij në Prokurorinë e Fierit. Pasi ka takuar vartësit, Çela zhvilloi një prononcim për mediat, duket shtuar se ishte informuar se hetuesit kishin fokusuar maksimalisht tek krimet zgjedhore. Ndërsa shtoi se u kishte kërkuar edhe më shumë efikasitet për të zbatuar ligjin anti-Mafia, megjithatë sipas tij, prioritet ishin krimet zgjedhore. 


PRONONCIMI PËR MEDIAT: 

Olsian Çela: Inspeketimet për krimet zgjedhore. Është e rëndësishem të tregohet interesi maksimal. arsyja e dytë ka të bëjë me hetimet pasurore. Ka rëndësi për rritjen e evikasitetit dhe për zbatimin e ligjit anti-Mafia. Ka pasur kërkesa për krimet zgjedhore, Prokuroria po i vlerëson maksimalisht. Besoj shumë shpejt do të kemi rezultate që t’i bëhen të ditura publikut.

Qytetari: Të gjithë e kanë neglizhuar këtë çështje, akush nuk më ka thirrur. Kërkoj ndihmën tuaj.

Olsian Çela: Paraqisni pretendimet tuaja.

Ndryshe nga qytetet e tjera, në Fier kryeprokurori është pritur nga disa qytetarë, të cilët i kanë dorëzuar disa shkresa në dorë duke i kërkuar ndihmë për zbardhjen e dosjeve të tyre. 

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, kryeprokurori ka nisur një “tur” në disa prej Prokurorive më të rëndësishme në vend, duke vizituar atë të Elbasanit, Durrësit etj. Në çdo takim të tij me vartësit, Çela kërkon zbardhjen e pretendimeve për krimet zgjedhore.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet olsian cela olsian cela ne fier zgjedhjet 25 prill 2021 olsian cela olsian cela ne fier zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Maj 2021, 09:35

TIRANË– Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të lënë në arrest me burg për 35 ditë efektivin e RENEA-s, Xhulio Liçit ka ardhur dhe reagimi i avok...