Aktualitet

17 Maj 2021, 10:48 Nga DOSJA

KOSOVË– 400 kg kokainë, me “origjinë” nga Brazili, janë sekuestruar sot në komunën e Lipjanit, në Kosovë, thuajse dy javë pas mbërritjes! 20 arka, të cilat supozohet të ishin mbushur me mish pule, ishin zëvëndësuar me lëndën e bardhë dhe me anë të kamionit me logon e kompanisë “MC Foods” u nisën drejt destinacionit. Operacioni është nga DEA amerikane në bashkëpunim me Policinë italiane, shqiptare dhe ato të Kosovës. Mësohet se kamioni me 400 kg kokainë, kishte kaluar nga porti i Durrësit, por me udhëzim të DEA-s është lënë të kalojë për të parë destinacionin final të kokainës.

Policia kishte dy muaj që priste ngarkesën prej 400 kg kokainë që ishte fshehur në konterinerin me mish të nisur nga Brazili dhe gjatë kësaj kohe zbuluan edhe dy ngarkesa të tjera. Sasia e parë u kap më 1 prill, 49 kg, që vinte me kompaninë e babait të Arbër Çekajt, Selim Çekaj. Ndërsa sasisa e dytë u kap më 10 prill, ku u ‘peshuan’ plot 142 kg. Pas 3 muajsh pritje, më në fund në fillim të majit zbarkoi sasia nga Brazili. Kokainës i ishte vendosur GPS për ta ndjekur deri në destinacionin final. Sipas të dhënave, konteineri me kokainë u nis nga Amerika e Jugut, Brazil dhe ndaloi në Gioia Tauro në Itali. Ndalesa e radhës ishte në Durrës për t’u stopuar totalisht në Lipjan.

Kamioni me ngjyrë të kuqe me targë 01263 OD është hapur dhe hetuesit kanë inspektuar nga afër brendësinë e mjetit. Kamioni ku ishte futur droga rezulton të jetë në pronësi të kompanisë “MCFOODS” që ka si pronarë dy biznesmenë, Izet Sheqiri nga Kosova dhe Bledar Habili nga Shqipëria. Pavarësisht të dhënave të rapotuara, ky i fundit ka mohuar të këtë lidhje me kamionin në fjalë. Ai është shprehur në një prononcim për mediat se kompania është regjistruar para disa muajsh në QKR, por që ende nuk e ka nisur aktivitetin dhe nuk ka asnjë mjet në pronësi.

Në një konferencë për mediat, Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë mbajtur konferencë kanë bërë me dije se janë vënë në pranga shtatë persona, të gjithë shtetas të Kosovës, si dhe janë shpallur në kërkim edhe persona të tjerë që dyshohet të jenë implikuar në këtë çështje. Tre nga personat e arrestuar janë Izet Sheqiri, Enver Belegu dhe Bajram Maliqi, të cilët janë lënë në burg. Autoritetet e Kosovës bënë me dije gjatë konferencës se kanë sekuestruar edhe armë zjarri gjatë operacionit të zhvilluar në kodin “Kokaina” dhe automjete të ndryshme, ndërsa operacioni vijon ende. Ministrja e Brendshme në Kosovë, Albulena Haxhiu është shprehur se autorizimin për operacionin e ka autorizuar vetë ajo, si dhe ka falenderuar policinë italiane për pjesëmarrjen në operacion.    

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet kapet 400 kg kokaine ne kosove kokaine ne kosove kapet 400 kg kokaine ne kosove kokaine ne kosove

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Maj 2021, 09:35

TIRANË– Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të lënë në arrest me burg për 35 ditë efektivin e RENEA-s, Xhulio Liçit ka ardhur dhe reagimi i avok...