Bota

“10 euro në ditë, nëse punon 8 orë”/ Kurti paralajmëron rritjen e pagës minimale në 250 euro

17 Maj 2021, 10:10 Nga DOSJA
“10 euro në ditë, nëse punon 8 orë”/ Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti, gjatë prezantimit në Kuvend të programit qeveritar, është zotuar se askush në Kosovë nuk do të paguhet nën 10 euro në ditë, ndërsa punon 8 orë në ditë.

Ai tha se paga minimale do të bëhet 250 euro dhe se askush nuk do të tatohet për mbijetesë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kurti paraprakisht tha se “kemi bërë shumë punë”, duke folur për 55 ditët e para të Qeverisë së udhëhequr nga ai.

“Kemi zhvilluar një program që rrit pagën minimale dhe ngrit pragun e pagës që nuk tatohet. Sepse në Kosovë, askush që punon 8 orë në ditë nuk duhet të marrë më pak se 10 euro në ditë dhe askush nuk duhet të tatohet për mbijetesë”, tha ai.

Ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës u zhvillua një seancë parlamentare ku u prezantua plani i qeverisjes i Kryeministrit Kurti para deputetëve të parlamentit.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti kosove rritja e pages minimale ne kosove albin kurti kosove rritja e pages minimale ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 17 Maj 2021, 09:28

PALESTINË-Mohammad Shtayyeh, kryeministri palestinez u kërkoi ndërkombëtarëve të ofrojnë veprime më konkrete, jo vetëm fjalë, por sanksione kundër Izraelit...