Bota

E trishtë/Tre fëmijë plagosen çdo orë në Gaza, drejtori i ‘Save The Children’: Po jetojnë në ferr dhe me sa duket kj

17 Maj 2021, 07:24 Nga DOSJA
E trishtë/Tre fëmijë plagosen çdo orë në Gaza,

IZRAEL-Tre fëmijë palgosen pothuajse çdo orë në Gaza që nga fillimi i sulmeve tetë ditë më parë.

Rreth 58 fëmijë në territorin e enklavës dhe dy fëmijë në jug të Izraelit janë vrarë. Ndërsa shifra e të plagosurve i ka kaluar një mijë në të gjithë tërritorin e Gazë-s ku ndër to janë rreth 366 fëmijë, raporton Aljazeera.

Drejtori i ‘Save The Children’ në Palestinë, Jason Lee shprehet për mediat i pashpresë rreth sulmeve dhe humbjes e plagosjes së fëmijëve

“Sa familje duhet të humbin të dashurit e tyre para se bashkësia ndërkombëtare të ndërmarrë ndonjë veprim? Ku mund të vrapojnë fëmijët kur sulmet ajrore bien në shtëpitë e tyre? Familjet në Gaza dhe stafi ynë po jetojnë në ferr pa asnjë vend për të kërkuar strehim dhe me sa duket kjo gjë nuk ka fund” tha Lee.

LAJMI KRYESOR/ Dita e tetë! Lufta Izrael-Palestinë, konfirmohen 200 të vrarë në Gaza, mes tyre fëmijë dhe gra

(E.K/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota lufta izrael-palestine lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll