Bota

Boshnjakët kritikojnë kryeministrin izraelit i cili pretendon mbështetjen e Bosnjës: Bosnja dhe Hercegovina mbështet vetëm

17 Maj 2021, 08:44 Nga DOSJA
Boshnjakët kritikojnë kryeministrin izraelit i cili pretendon

BOSNJE-Anëtarët e qeverisë boshnjake kanë kritikuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për përfshirjen e Bosnjës si një nga vendet që mbështesin bombardimet e Izraelit në Gaza.

Aljazeera raporton se Ministri i Jashtëm i Bosnjës Bisera Turkoviç postoi në rrjetet sociale duke thënë: “Bosnja dhe Hercegovina mbështet vetëm paqen dhe përpjekjet për të arritur një zgjidhje të drejtë për Palestinën dhe Izraelin. Asnjë dhunë nuk çon në paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm. Përkundrazi, ne bëjmë thirrje dhe mbështesim një fund të menjëhershëm të sulmeve në të cilat vriten njerëz të pafajshëm.”

Sefik Dzaferoviç, anëtari i presidencës boshnjake tha se që Bosnja dhe Hercegovina nuk e mbështet dhe nuk mund të mbështesë vrasjet e civilëve të pafajshëm në Gaza nga forcat ushtarake izraelite.

LAJMI KRYESOR/ Dita e tetë! Lufta Izrael-Palestinë, konfirmohen 200 të vrarë në Gaza, mes tyre fëmijë dhe gra

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota lufta izrael-palestine lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll