Bota

‘Menaxhimi i pandemisë, prioritet kryesor’/ Kurti prezanton planin qeverisës: Deri në fund të muajit do t’i kemi 142 m

17 Maj 2021, 09:59 Nga DOSJA
‘Menaxhimi i pandemisë, prioritet kryesor’/ Kurti prezanton

KOSOVË-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka prezantuar programin e tij qeverisës, të miratuar ditë më parë në njërën nga mbledhjet e Qeverisë së Kosovës.

Në fillim të fjalimit të tij, ai tha se menaxhimi i pandemisë është prioritet kryesor i programit të kabinetit të tij. Kurti po ashtu shtoi se kur e kanë marrë detyrën, nuk kanë gjetur asnjë kontratë për asnjë vaksinë, ndërsa tha se deri në fund të muajit Kosova do të marrë edhe 142 mijë vaksina të reja.

“Sot janë bërë 55 ditë nga marrja e detyrës së Qeverisë. Në këto ditë kemi bërë shumë punë, siç e kemi thënë edhe në program prioritet është menaxhimi i pandemisë. Kemi bërë një plan për të bërë këtë menaxhim. Masat të cilat i kemi marrë ishin efektive”, tha Kurti ndër të tjera. Ne kur erdhëm nuk gjetëm asnjë kontratë për sigurimin e vaksinave. Deri në fund të muajit do t’i kemi 142 mijë vaksina të reja”, tha Kurti.

Ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës u zhvillua një seancë parlamentare ku u prezantua plani i qeverisjes i Kryeministrit Kurti para deputetëve të parlamentit.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti kosove albin kurti kosove

Sondazh

Poll

Bota 17 Maj 2021, 09:28

PALESTINË-Mohammad Shtayyeh, kryeministri palestinez u kërkoi ndërkombëtarëve të ofrojnë veprime më konkrete, jo vetëm fjalë, por sanksione kundër Izraelit...