Bota

17 Maj 2021, 09:28 Nga DOSJA

PALESTINË-Mohammad Shtayyeh, kryeministri palestinez u kërkoi ndërkombëtarëve të ofrojnë veprime më konkrete, jo vetëm fjalë, por sanksione kundër Izraelit.

“Të them të drejtën nuk është aspak e mjaftueshme vetëm deklarata. KB duhet të nxjerrë një rezolutë që përshkruan të gjitha këto veprime si të paligjshme kundër popullit palestinez,” tha Shtayyeh, duke folur nga qyteti i Ramallah në Bregun Perëndimor, raporton Aljazeera.

Shtayyeh gjithashtu u bëri thirrje aleatëve të thërrasin ambasadorët e Izraelit, për të ndaluar marrëdhëniet tregtare me vendin dhe për të ndaluar ndihmën që vjen nga SHBA dhe BE derisa Izraeli të respektojë të drejtat e njeriut.

“Ata fëmijë që janë nën gjak, humbën jetën para se ta jetonin, këto janë krime që dënohen nga e drejta ndërkombëtare. Licenca e vrasjes është rinovuar për Izraelin dhe kjo duhet të ndalet menjëherë,” -tha ai.

LAJMI KRYESOR/ Dita e tetë! Lufta Izrael-Palestinë, konfirmohen 200 të vrarë në Gaza, mes tyre fëmijë dhe gra

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota lufta izrael-palestine mohammad shtayyeh lufta izrael-palestine mohammad shtayyeh

Sondazh

Poll