Bota

Nuk mjafton Covid/ Situata në Indi do të rëndohet, një ciklon pritet të godasë Indinë pasditen e sotme me shpejtësi prej

17 Maj 2021, 08:07 Nga DOSJA
Nuk mjafton Covid/ Situata në Indi do të rëndohet, një

INDI-Një cikon pritet të godasë Indinë pasditën e sotme në Gujarat me shpejtësi prej 160km/h.

Sipas BBC deri më tani, të paktën 6 persona kanë mbetur të vdekur e mijëra të tjerë janë evakuuar në dy ditët e fundit, për shkak të shirave të shumta. Departamenti i meteorologjisë njoftoi se stuhia është intensifikuar në një “stuhi ciklonike jashtëzakonisht të egër”.

Gujarat dhe steti fqinj Maharashtra janë në gatishmëri të lartë pas parashikimeve të shirave të mëdha dhe erës. Më shumë se 150,000 njerëz në zona të ulëta të shtetit tashmë janë zhvendosur, duke shkaktuar frikën e shpërthimeve të reja të mundshme në javët e ardhshme. Dhe qeveria federale ka urdhëruar gjithashtu ndërprerjen e vaksinës në disa qytete bregdetare që besohet të jenë në rrezik.

Cikloni i fuqishëm vjen në një kohë, kur India po përballet me rate të shtuara të infektimeve dhe viktimave nga COVID-i.Shumë nga spitalet në vend ndodhen në kolaps dhe kanë mangësi të pajisjeve të oksigjenit. Ndërsa numri i viktimave nga COVID-19 ka një mesatare prej 4 mijë personash për një ditë.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota ciklon ne indi indi ciklon ne indi indi

Sondazh

Poll