Bota

Mbyllet Samiti i Bërdo-Brionit/ Plas DEBATI mes Vjosa Osmanit dhe Aleksandër Vuçiç për ndyshimin e kufijve, Presidenti i Se

17 Maj 2021, 07:30 Nga DOSJA
Mbyllet Samiti i Bërdo-Brionit/ Plas DEBATI mes Vjosa Osmanit dhe

SLLOVENI– Në Bërdo të Sllovenisë po mbahet samiti i shefave të shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në kuadër të nismës së përbashkët të Sllovenisë dhe Kroacisë Bërdo-Brijuni, që ka për qëllim të ndihmojë vendet e rajonit në procesin e integrimeve evropiane. Me këtë takim kësaj radhe shënohet dhjetë vjetori i kësaj nisme, ndërsa mikpritësit e takimit janë presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor edhe ai i Kroacisë, Zoran Millanoviç.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe anëtari boshnjak i Presidencës së Bosnje Hercegovinës, Sefik Dzaferovic, sulmuan Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Debati filloi sepse pjesëmarrësit në samit morën iniciativën në fillim për të miratuar konkluzione sipas të cilave kufijtë në rajonin janë të pandryshueshëm, dhe të cilat Vucic kundërshtoi paraprakisht.

Vuçiç deklaroi se në takim kishte mospajtime, vërejtje e tension, por tha se është mësuar me këtë.

Ne patëm një takim të mirë, por edhe me shumë vërejtje, dublikata, por tashmë jemi mësuar me këtë”,– tha Vuçiç.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur pas përfundimit të Samitit të Brdo-Brionës në Slloveni. Ajo ka treguar edhe për përplasjen që kishte me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Vuçiç insistonte që ndryshimi i kufijve të vendeve të Ballkanit Perëndimor t’ju lihen vetëm shteteve anëtarëve që janë pjesë e OKB’së”,- ka thënë Osmani

Në takim merr pjesë presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta si edhe presidentja e Kosovës, Vosa Osmani-Sadriu, krahas kolegëve nga shtetet tjera të rajonit, të Malit të Zi Millo Gjukanoviç, Stevo Pendarovskit të Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Vuçiç të Serbisë ndërsa nga Bosnja e Hercegvoina janë ftuar të tre anëtarët e presidencës kolektive të këtij shteti, Shefik Xhaferoviç, Zheljko Komshiç dhe Millorad Dodik.

“Nëse do të kemi sukses në këtë drejtim do të jetë një arritje dhe një shpërblim për kurajon e këtij procesi, pasi shumica e liderëve nga rajoni para dhjetë vjetësh nuk kishin fare raporte dhe nuk bisedonin mes vete”,– ka thënë Pahor.

Pahor ka shprehur bindjen se përfundimet që do të miratohen do të jenë një hap i madh përpara në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Por, burimet diplomatike kanë thënë se ka pengesa për miratimin e konkluzioneve të përbashkëta pasi është kërkuar që të gjithë të zotohen kundër ndryshimit të kufijve në rajon.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic ilir meta lideret e ballkanit perendimor samiti i sllovenise vjosa osmani aleksander vucic ilir meta lideret e ballkanit perendimor samiti i sllovenise vjosa osmani

Sondazh

Poll