Bota

Mjaftuan 3 plumba! Vrasja ndodhi jashtë një sufllaqerie, boksieri grek “Koka” u zhduk nga ‘Kumbarët e natë

17 Maj 2021, 07:04 Nga DOSJA
Mjaftuan 3 plumba! Vrasja ndodhi jashtë një sufllaqerie, boksieri grek

GREQI– Detaje të tjera janë zbuluar lidhur me vrasjen e boksierit 58-vjeçar, Michalis Kapiris. “Protothema” ka zbardhur dëshminë e një personi që ka parë nga afër të gjithë momentin e vrasjes, që ndodhi jashtë një sufllaqerie.

Sipas tij, mjaftuan tre plumba, dy në kraharor dhe një në qafë, që t’i merrnin jetën Kapiris, i njohur me nofkën ‘Koka’.

Unë parkova në një distancë prej dy metra nga motoçikleta e ndaluar në të cilën ishte ulur viktima. Ai ishte afër dyqanit dhe po bisedonte me dy vajza. Ndërsa unë isha duke zbritur për të shkuar në dyqan, motoçikleta me autorët kaloi pranë meje dhe ata ndaluan menjëherë para viktimës. Shoferi e qëlloi atë 3-4 herë. Viktima ra në anë të rrugës i vdekur,”-tha ai .

Vrasja ndodhi menjëherë pas orës 22:30 dhe paraprakisht dyshohet se boksieri 58-vjeçar është viktimë e larjes së hesapeve mes “kumbarëve të natës”. Por ende nuk ka një emër konkret që dyshohet. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni michalis kapiris vritet boksieri ne greqi michalis kapiris vritet boksieri ne greqi

Sondazh

Poll