Sport

VIDEO/ Lille e PSG në sprintin final për titullin kampion, gjithçka do të vendoset javën e fundit të kampionatit

16 Maj 2021, 21:22 Nga DOSJA
VIDEO/ Lille e PSG në sprintin final për titullin kampion,

FRANCË-Duhet java e fundit e kampionatit për të kurorëzuar skuadrën që do të triumfojë në Francë. Dueli Lille-PSG do të vazhdojë deri në fund me diferencën që tashmë është 1 pikë larg.

Këtë fundjavë Lille u ndal në një barazim pa gola ndaj Saint Etienne,ndërsa nga ana tjetër kampionët në fuqi fituan thellë 4-0 përballë Reims, duke shënuar nga dy gola në çdo pjesë.

Gjatë 45 minutave të para realizuan dy “yjet” e parizienëve, Neymar (13’ me 11-metërsh) dhe Mbappe, ndërsa në fraksionin e dytë shkuan te goli Marquinhos dhe Moise Kean. Javën e fundit të kampionatit PSG do të luajë në transfertë ndaj Brest,ndërsa Lille do të luajë ndaj Angers.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport lille psg lille psg

Sondazh

Poll