Sport

Shehi: “Të jemi konkret, nuk ka kohë për gabime”

17 Maj 2021, 08:27 Nga DOSJA
Shehi: “Të jemi konkret, nuk ka kohë për gabime”

TIRANE – Trajneri i Tiranës Orges Shehi doli në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të sfidës ndaj Laçit në kryeqytet, teksa vlerësoi rëndësinë e përballjes me kurbinasit dhe tha se nuk do të ketë në dispozicion një titullar si Torasa.
Sa e vështirë do të jetë përballja ndaj Laçit?
Gjithë opinioni futbollistik e konsideronte favorit për fitimin e titullit, për vetë organikën që ka dhe kjo është reale. Është një skuadër shumë e fortë dhe në këto momente janë rivali jonë. Kur luan ndaj një rivali direkt duhet të kesh shumë kujdes dhe të interpretosh mirë këtë “finale”.
Gjatë këtij sezoni Tirana ia ka dalë të fitojë në Laç, ndërsa kurbinasit në kryeqytet…
Nuk është shumë e çuditshme sepse të dyja skuadrat kanë lojtarë me kualitet. Miti i fushës në Shqipëri ka rënë, ndaj nuk më shumë e vështirë të fitosh në fushë kundërshtare. Të dyja skuadrat kanë terren të mirë për të luajtur, kanë kontingjent të mirë, kështu që nuk është çudi të fitosh atje dhe të humbësh brenda.
Si mund të ndikojë barazimi në derbi?
Vijmë pas një ndeshjeje të mirë në derbi, ku sigurisht që kemi shpenzuar shumë energji sepse derbi është i tillë, kërkon përqendrim dhe impenjim fizik maksimal dhe tani përballemi me një kundërshtar po aq të fortë sa Partizani. Çfarë duhet të bëjmë më mirë? Mendoj se duhet të vazhdojmë ecurinë e javëve të fundit dhe të jemi sa më konkret. Të jemi sa më konkretë sepse nuk ka më mundësi për të shlyer gabimet.
Si është gjendja e skuadrës para ndeshjes?
Ka shumë pak ditë në dispozicion dhe e rëndësishme është të rikuperojmë energjitë e lojtarëve. Derbi na la pasojë dëmtimin e Torasës, që nuk do të jetë me ne në sfidën ndaj Laçit nesër.
A besoni te Europa?
Nëse fitojmë me Laçin, hedhim hap të rëndësishëm sepse i barazojmë me pikë, por mbeten edhe dy javë të tjera që kërkojmë impenjim sepse çudirat në këtë kampionat nuk kanë fund. Edhe ato skuadra që konsiderohen të lehta në letër, të marrin pikët dhe fillon i qan pastaj.
Luhet edhe Teuta-Partizani, një sfidë direkte për titullin. Cilën shikoni si favorite?
Nëse nuk do luanim në të njëjtin orar, do përgjigjesha, por luajmë në një orar dhe jam i përqendruar te ndeshja jonë. Aty është përqendrimi ynë dhe nuk duam të dimë ç’bëjnë të tjerët. Është hera e parë që distanca na lejon të kemi në dorë vetë situatën, pas gjithë diferencës që kemi pasur. Po të fitojmë, ngjitemi lart dhe jemi të përqendruar maksimalisht në këtë takim.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll