Sport

VIDEO/ Milan dështon në ‘match point-in’ e Champions League, Cagliari bën surprizën, gjithçka vendoset javën e fundit

16 Maj 2021, 21:01 Nga DOSJA
VIDEO/ Milan dështon në ‘match point-in’ e Champions

ITALI-Milan dështon atëherë kur nuk duhet. Përballja me Cagliarin ishte konsideruar jetike për skuadrën kuqezi, pasi në rast fitoreje atëherhë skuadra e Piolit do të arrinte të kualifikohej automatikisht në Champions League, por nuk rezultoi kështu.

Një 90 minutësh që përfundoi me shifrat 0-0 dhe lë gjithçka të hapur sa i përket katër vendeve të para. Milan u mundua me Rebic e Leao,por dyshja e sulmit nuk ishte në ditën më të mirë, ndërkohë që ishullorët ishin pranë golit me Pavolettin e Godin, por aty ndodhej Donnurmma për të bërë mrekullinë.

Nëse “Djalli” nuk ia del të marrë tri pikë ndaj “bergamaskëve” dhe Juvja e Napoli i fitojnë ndeshjet e tyre, jashtë Championsit do të mbetej skuadra e Piolit.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport cagliari milan cagliari milan

Sondazh

Poll