Sport

Brdariç: “Nuk duhet ta lëmë Kastriotin të bëjë lojën e tij, do t’ja dalim”

17 Maj 2021, 08:37 Nga DOSJA
Brdariç: “Nuk duhet ta lëmë Kastriotin të

SHKODER – Me shpresat për titullin kampion që duket se janë venitur, te Vllaznia janë të përqendruar maksimalisht të sigurojnë një vend në Europë sa më shpejt nëpërmjet kampionatit, për të mos i varur shpresat te finalja e Kupës së Shqipërisë. Sot kuqeblutë do të presin në “Loro Boriçi” Kastriotin, në një sfidë mjaft të vështirë, ndërsa trajneri Thomas Brdariç u shpreh se skuadra është përgatitur mirë dhe pret vetëm tre pikët ndaj krutanëve.
Si është morali në skuadër pas fitores në Ballsh?
Jemi në fundin e sezonit dhe tani çdo pikë që merret është e rëndësishme për të vazhduar përpara. Jam i kënaqur me pikët në Ballsh dhe e them se e rëndësishme është që të grumbullojmë pikët. Jam i bindur që do të vazhdojmë të bëjmë lojëra të mira për të marrë pikët.
A besoni te arritja e objektivit sezonal?
Si fillim, është një ndjenjë shumë e mirë kur e ke vetë në dorë për të arritur objektivat. E dimë që me përqendrim maksimal, me këtë ekip mund të bëjmë mirë dhe jemi të bindur se do ia dalim, për të arritur qëllimin që kemi në fund. Puna e fortë duhet të vendosë ndeshjen e nesërme.
I druheni neglizhencës së Vllaznisë?
E njohim shumë mirë kundërshtarin dhe e dimë çfarë stili loje kanë. Më kujtohet ndeshja e fundit këtu, ku veç motit që ishte shumë i keq, ata bënë një lojë të pandershme. Gjithsesi e kemi harruar atë dhe duhet të mendojmë dhe të bëjmë një lojë të zgjuar, të veprojmë shpejtë dhe mos i lemë ata që të zhvillojnë stilin e tyre të lojës.
Keni hequr dorë përfundimisht nga titulli kampion?
Përgjigja është e thjeshtë, ne jemi në këtë pozitë dhe nuk na intereson çfarë kemi bërë në të shkuarën. Të ecim përpara dhe të mësojmë nga gabimet. Është një proces pune që vazhdon, për të rritur dhe ruajtur balancën e stilit të lojës që kemi vendosur të luajmë. Jemi krenarë për këtë kampionat dhe për momentin duhet të ruajmë këtë pozitë. Skuadrat që kemi përpara janë të mira, kanë investuar më shumë se ne dhe kanë më shumë eksperiencë, por ne duhet të rritemi. Çdo ndeshje është një betejë dhe sfidë, dhe duhet të jemi gati për to. Nuk duhet të harrojmë kushtet e vështira për t’u stërvitur këtu. Kemi kaluar një dimër të vështirë, ku kushtet kanë qenë realisht të vështira. Shoh që ekipi im ka përparuar dhe jemi në finalen e sezonit. Me punë të fortë kemi arritur edhe rezultatet. Mos harrojmë që ngjeshja e ndeshjeve ka ndikuar dhe ia kemi dalë mirë.
Kohët e fundit po ju rikthehet fama në Gjermani, ju kishte munguar kjo pjesë?
Më pëlqen Gjermania, më pëlqen Shqipëria dhe shoh që këtu në Shkodër dhe Shqipëri ka një mentalitet gjerman. Kam dëshirë që të sjell këtu pak nga mentaliteti gjerman dhe mendoj se nga fillimi kemi bërë mirë, teksa shpresojmë të bëjmë edhe në të ardhmen. Jam shumë i kënaqur me vendimin për të bërë Gurishtën kapiten, sepse është një lider i vërtetë bashkë me gjithë të tjerë.
Skuadra agresive ndaj Kastriotit?
E di që lojtarët e Kastriotit kanë stilin e tyre, por them se nesër do i mposhtim. Jemi në një formë shumë të mirë, kemi stil më të mirë loje dhe le të vazhdojmë përpara.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll