Sport

Humbi pikë në moment deçiziv! Tenisti Djokoviç nuk përmbahet, i kundërvihet stafit: “Ta … mamin!”

17 Maj 2021, 07:00 Nga DOSJA
Humbi pikë në moment deçiziv! Tenisti Djokoviç nuk

ITALI – Novak Djokoviç dhe Rafael Nadal u takuan në finalen e turneut “Masters Series” në Romë në një ndeshje shumë emocionuese që në setin e parë. Në një moment, Nadal ishte zemëruar me gjyqtarin për shkak të gjendjes në fushë, por shpërthimi i tij nuk ishte asgjë me atë që ndodhi pak më pas me Djokoviç.

Pasi tenisti serb humbi pike, ndërkohë që rezultati i setit ishte 5: 5, për shkak të shërbimit të dobët i ndikuar edhe nga era e papritur, Djokoviç ofendon ashpër një ndër pjestarët e stafit të tij.

“Do ta q** mamin!,” – bërtiti Gjokoviç, duke shkuar drejt karriges për të bërë një pushim.

Nuk ishte e qartë se kujt saktësisht po i drejtohej, por ai po shikonte pjesën e tij gjatë gjithë kohës, kështu që duket se një nga anëtarët e stafit e kishte nxehur shumë, sa arriti ta ofendojë në këtë mënyrë në një moment të rëndësishëm të aktivitetit.

Sa i përket turneut atë e fitoi Rafael Nadal me tre sete me shifrat 7-5, 1-6, 6-3.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport novak djokoviç rafael nadal novak djokoviç rafael nadal

Sondazh

Poll