Bota

Vrasja në Glyka Nera/ Fillon raund i ri hetimesh për të gjetur autorët, cili ishte roli i gjeorgjianit që dështoi të arra

17 Maj 2021, 06:53 Nga DOSJA
Vrasja në Glyka Nera/ Fillon raund i ri hetimesh për të gjetur

GREQI– Kapja e 36-vjeçarit nga Gjeorgjia, ka shënuar një kthesë në hetimin për vrasjen e ndodhur disa ditë më parë në Glyka Nera të Greqisë, ku disa grabitës i morën jetën një 20-vjeçareje. “Arma” kryesore e Policisë është dëshmia e burrit të Caroline, i cili përshkroi një burrë të vogël por trupmadh që u dha urdhra të tjerëve.

Harry Anagnostopoulos, vetëm 20 vjeç, dyshohet se e ka parë këtë njeri ndaj dhe për këtë arsye Prokuroria ka rihapur dosjet e katër grabitjeve që kanë ndodhur së fundmi në Chalandri, Agia Paraskevi, Paiania dhe Kalivia, për të gjetur “kryesorin”. Ndërsa gjeorgjani dyshohet të jetë rekrutues ose informator i bandës, duke i “kanalizuar” tek banesat me shumë para. Të prangosurit po i kontrollohet telefoni celular dhe ndërkohë i janë marrë gjurmët e gishtrinjëve për t’i krahasuar me ato që janë gjendur në vendin e ngjarjes. 

Aria Kalyva theksoi se sot do të niste një raund i ri hetimesh, duke paralajmëruar se ishin afër kapjes së të përfshirëve në grabitje. Piloti 32-vjeçar do të thirret për të dëshmuar përsëri për të treguar me detaje se sa kohë qëndruan autorët në shtëpi dhe si vepruan. Hetuesit do t’i tregojnë foto, do ta bëjnë të dëgjojë disa gjuhë dhe dialekte për t’ju përafruar identikitit të të përfshirëve të tjerë në grabitje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi pak ditë më parë. Katër persona të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë një 20-vjeçare, qenin, dhe duke torturuar bashkëshortin e të resë. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë, por bashkëshortja kishtë ndërruar jetë prej kohësh. Pranë saj ndodhej foshnja, që fatmirësisht është në gjendje të mirë.

Marrë nga Newsbomb

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni grabitje ne greqi harry anagnostopoulos grabitje ne greqi harry anagnostopoulos

Sondazh

Poll