Bota

Vuçiç takohet me sekretarin e NATO-s, ‘zmbrapset’ nga deklarata për tërheqjen e KFOR-it nga Kosova

17 Maj 2021, 07:04 Nga DOSJA
Vuçiç takohet me sekretarin e NATO-s, ‘zmbrapset’ nga

BRUKSEL-Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilloi sot një vizitë pune në selinë e NATO-s. Kreu i shtetit serb u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg.

Qëllimi i këtij takimi dypalësh përfshinte dialogun politik, partneritetin dhe mekanizmat praktikë të bashkëpunimit në mes Serbisë dhe NATO-s. 

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është tërhequr nga propaganda se një nga fuqitë e mëdha do të tërheqë trupat e KFOR-it nga territori i Kosovës. Gjatë vizitës në Bruksel, Vuçiç bisedoi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Soltenberg, duke thënë se ky i fundit ia bëri me dije që prezenca e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor është e rëndësishme, raporton Tanjug.

Ne kishim pyetje të caktuara në lidhje me spekulime të caktuara dhe morëm një përgjigje të qartë nga Sekretari i Përgjithshëm. Ai theksoi rëndësinë e KFOR’it. Unë mendoj se kjo do të sjellë qetësi në zemrat e njerëzve, jo vetëm në Kosovë, por në rajonin në tërësi”, deklaroi ai.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se nuk ka ndryshime në praninë e NATO-s në Kosovë, e as që pritet të ketë, pasi, sipas tij, të 30 vendet anëtare janë të përkushtuara për vazhdimin e mandatit. Stoltenberg i bëri komentet pas takimit që zhvilloi të hënën me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Bruksel.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora aleksander vucic jens stoltenberg kosova ne nato aleksander vucic jens stoltenberg kosova ne nato

Sondazh

Poll