Politike

Incidenti me Palokën në Kuvend, Rama e ‘thumbon’ nga Vlora: I mbaj të gjitha, edhe bojë (VIDEO)

15 Shkurt 2019, 15:04 Nga DOSJA
Incidenti me Palokën në Kuvend, Rama e ‘thumbon’ nga

VLORË- Pas pyetjes së një studenteje lidhur me tarifën e shkollimit për nivelin master, kryeministri Edi Rama gjeti rastin që të thumbonte deputetin e PD-së, Edi Paloka mbi gjestin e bërë dje në Kuvend. (Lexo këtu)

Rama ka thënë se pagesa e tarifës bëhet në Universitet dhe se ai nuk mund që të kthente përgjigje, megjithatë do ta bënte nëse ishe e nevojshme.

“Unë dakort jam që të kthej përgjigje për këtë por nuk përgjigjem dot unë. Por po deshe ti përgjigjem unë. Unë i mbaj të gjitha, mbaj edhe bojë e jo më… ”- tha Rama.

Ditën e djeshme në seancën plenare të 14 shkurtit deputeti i PD-së, Edi Paloka, me anë të një shiringe i derdhi bojë kryeministrit Edi Rama. Për gjestin, Paloka u përjashtua për 10 ditë nga punimet e Kuvendit.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi paloka edi rama incidenti ne kuvend edi paloka edi rama incidenti ne kuvend

Sondazh

Poll