Bota

Situata në Gaza! Liderët myslimanë mblidhen urgjentisht, ministri palestinez akuza ndaj Izraelit: Praktikon krime dhe brutali

16 Maj 2021, 12:00 Nga DOSJA
Situata në Gaza! Liderët myslimanë mblidhen urgjentisht, ministri

GAZA– Organizata për Bashkëpunim Islamik e cila përbëhet nga 57 vende anëtare ka zhvilluar ditën e sotme një takim urgjent për të diskutuar situatën në Gaza. Kjo organizatë ka bërë thirrje për dhënien fund të sulmeve ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës.

Ministri i Jashtëm saudit, Princi Faisal bin Farhan, i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të angazhohet për t’i dhënë fund operacioneve ushtarake të Izraelit kundër Gazës dhe të lejojë dërgimin e ndihmave.

Ministri i Jashtëm i Autoritetit Palestinez, Riad Malki, akuzoi Izraelin si një “shtet aparteid” që po praktikon “krime dhe brutalitet kundër popullit palestinez në Gaza”.

Malki u kërkoi vendeve myslimane të mbështesnin popullin palestinez si dhe të vendosnin sanksione politike dhe ekonomike kundër Izraelit.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, fajësoi Izraelin për dhunën e fundit.

“Vetëm Izraeli është përgjegjës për përshkallëzimin e fundit në Jerusalemin Lindor, Bregun Perëndimor dhe Gaza”, tha Cavusoglu.

Grupi militant islamik Hamas filloi sulmin me raketa në Izrael pas disa javësh tensionesh në Jerusalem mes palestinezëve dhe izraelitëve.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota lufta izrael-palestine lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Bota 16 Maj 2021, 11:53

GREQI– Një person me shtetësi gjeorgjiane është vënë në pranga pasi dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen makabre të 20-vjeçares, Karolina, e cila ...