Bota

​Takohet për herë të parë me Vuçiç! Albin Kurti viziton Brukselin javën e ardhshme

16 Maj 2021, 11:12 Nga DOSJA
​Takohet për herë të parë me Vuçiç! Albin

BRUKSEL– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të vizitojë javën e ardhshme Brukselin, ku pritet të takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Takimi është planifikuar nga shefi i diplomacisë europiane Josep Borell, ku në focus të bisedimeve do jenë marrëdheniet diplomatike mes shteteve.

Ky takim do të jetë i pari mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Takimin e 18 majit në Bruksel e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu.

Ai thotë se ky takim nuk do t’i paraprijë rifillimit të dialogut, por vetëm do t’i shërbejë komunikimit dhe diskutimit të të gjithë liderëve të rajonit me BE-në, për interesat e përbashkëta.

“Do të takohen të gjithë përfaqësuesit, përkatësisht liderët e Ballkanit Perëndimor. Ky lloj organizimi i shërben komunikimit dhe diskutimit ndërmjet të gjithë liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian mbi ato që konsiderohet interesa dhe qëllime të përbashkëta. Ashtu edhe mundësi e mirë që zhvillojnë̈ edhe diskutimi mbi marrëdhëniet bilaterale mes vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Është forum shumë i mirë që të ketë diskutime të hapura mbi synimet e shteteve në raportet me BE-në dhe forma të tjera të bashkëpunimit”, thotë ai për KosovaPress.

Kjo është vizita e dytë e kryeministrit Kurti në Bruksel që kur ka marrë postin e qeverisjes së Kosovës.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni albin kurti albin kurti ne bruksel aleksander vucic albin kurti albin kurti ne bruksel aleksander vucic

Sondazh

Poll