Bota

Richard Grenell kritikon Kurtin dhe Osmanin: Pse nuk i kanë dënuar sulmet me raketa të Hamasit?

16 Maj 2021, 10:25 Nga DOSJA
Richard Grenell kritikon Kurtin dhe Osmanin: Pse nuk i kanë dënuar

KOSOVË- I dërguari i posaçëm i ish-Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Richard Grenell ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurtin, pasi sipas tij, nuk i kanë dënuar sulmet me raketa të Hamsit. 

Në një postim në Twitter, Grenell shkruan: “Pse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk kanë dënuar sulmet me raketa të Hamasit?”

 

Why hasn’t @albinkurti or @VjosaOsmaniPRKS condemned the Hamas rocket attacks? #kosovo

— Richard Grenell (@RichardGrenell) May 14, 2021

Lufta mes Izraelit dhe Palestinës ka nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 158 viktima, mes tyre 41 fëmijë dhe mbi 1000 të plagosur. Izraeli sulmoi dje me raketë godinën e Al Jaseera dhe Assosiated Press në Gaza. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

Lajmi kryesor: Një javë që nga përshkallëzimi i luftës Izrael-Palestinë! Konfirmohen 148 të vrarë në Gaza! Netanyahu zotohet të vazhdojë sulmet, Guterres: Të shmangen me çdo kusht sulmet ndaj civilëve dhe mediave

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni albin kurti lufta izrael-palestine richard grenell vjosa osmani albin kurti lufta izrael-palestine richard grenell vjosa osmani

Sondazh

Poll