Bota

16 Maj 2021, 11:53 Nga DOSJA

GREQI– Një person me shtetësi gjeorgjiane është vënë në pranga pasi dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen makabre të 20-vjeçares, Karolina, e cila u mbyt në mënyrë makabra në sy të bashkëshortit dhe vajzës së saj, vetëm 11-miajshe.

Mediat greke shkruajnë se gjeorgjiani u vu në pranga në kufi, pasi kishte një pasaportë false, por AND-ja dhe shenjat e gishtërinjve e kanë nxjerrë zbuluar. I riu, të cilit ende nuk i është zbuluar identiteti rezulton të ketë marrë pjesë në një grabitje më 7 Mars, në një shtëpi në Pikermi ku bashkë me disa të tjerë, lidhi dhe rrahu një çift të moshuarish e ndihmësin e tyre. Më pas vodhën paratë që gjetën dhe bizhuteritë.

Por hetimet nuk janë ndalur me kaq. Policia po heton nëse gjeorgjiani ka lidhje me vrasjen e Karolinës apo jo.  Deri më tani janë vënë 30 emra kriminelësh të cilët janë vënë nën hetim për krimin në fjalë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi pak ditë më pare. Katër persona të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë një 20-vjeçare, qenin, dhe duke torturuar bashkëshortin e të resë. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë, por bashkëshortja kishtë ndërruar jetë prej kohësh. Pranë saj ndodhej foshnja, që fatmirësisht është në gjendje të mirë.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni grabitje ne greqi karolina anagnostopoulos grabitje ne greqi karolina anagnostopoulos

Sondazh

Poll