Bota

Bilanc shkatërrimtar/ Izraeli vret me raketë në Gaza 26 palestinezë, mes tyre 6 fëmijë… sulmet vazhdojnë edhe nga Hamas

16 Maj 2021, 10:28 Nga DOSJA
Bilanc shkatërrimtar/ Izraeli vret me raketë në Gaza 26

GAZA- Rëndohet bilanci në konfliktin në rripin e Gazas. Të dielën, zyrtarët shëndetësorë kanë konfirmuar se ushtria izraelite ka vrarë 26 palestinezë, mes tyre 8 fëmijë. Ata kanë humbur jetën gjatë sulmeve me raketa në ditën e shtatë të konfliktit.

Reuters raporton se këto sulme e kanë çuar numrin e të vdekurve në Gaza në 174, duke përfshirë 47 fëmijë, thanë zyrtarët e shëndetit. Izraeli ka raportuar 10 të vdekur, përfshirë dy fëmijë.

Ndërkohë që bota pret me kërshëri mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, Izraeli dhe Hamasi, këmbëngulin që do të vazhdojnë përplasjen ushtarake.

Lufta mes Izraelit dhe Palestinës ka nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 174 viktima, mes tyre 47 fëmijë dhe mbi 1000 të plagosur. Izraeli sulmoi dje me raketë godinën e Al Jaseera dhe Assosiated Press në Gaza. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

Lajmi kryesor: Një javë që nga përshkallëzimi i luftës Izrael-Palestinë! Konfirmohen 148 të vrarë në Gaza! Netanyahu zotohet të vazhdojë sulmet, Guterres: Të shmangen me çdo kusht sulmet ndaj civilëve dhe mediave

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota lufta izrael-palestine lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll