Bota

Merret VENDIMI: Ky mund të jetë shteti i parë në rajonin ballkanik që do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian

16 Maj 2021, 11:56 Nga DOSJA
Merret VENDIMI: Ky mund të jetë shteti i parë në rajonin

Mali i Zi do të jetë sipas Brukselit zyrtar vendi i parë i Ballkanit Perëndimor që do të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

Vendi fqinj hapi një vit e gjysmë më parë kapitullin e fundit të anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke u udhëhequr kështu “maratonën” e integrimit Ballkanin Perëndimor. Mali i Zi filloi negociatat e pranimit me Bashkimin Europian në qershor të vitit 2012 dhe sipas zyrtarëve europianë, mund të bëhet zyrtarisht pjesë e unionit në 2025-ën.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, tha se Mali i Zi është në pozitë të mirë për të qenë vendi i parë në rajon që bëhet anëtar i BE-së. Komentet erdhën pas takimit me Kryeministrin e Malit të Zi, Zdravko Krivokapic, në margjinat e Forumit Ekonomik në Athinë.

Krivokapic tha se intensiteti shumë dinamik i kontaktit me përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe shtetet anëtare është një lloj konfirmimi për angazhimin e Qeverisë së Malit të Zi për t’u bërë një anëtar i ardhshëm i Bashkimit Europian.

“Ne besojmë në procesin e integrimit europian dhe perspektivën tonë evropiane. Qeveria po punon me kapacitet të plotë për të përmbushur detyrimet nga agjenda evropiane në mënyrë që që Mali i Zi të bëhet një anëtar i plotë sa më shpejt të jetë e mundur” tha kryeministri malazez.

Mali i Zi dhe Serbia kanë nisur negociatat për anëtarësim para disa vjetësh dhe deri më tani, kanë mbyllur vetëm një numër të kufizuar të kapitujve, Mali i Zi tre dhe Serbia vetëm dy. Mali i Zi ka hapur të gjitha kapitujt negociues, ndërsa Serbia deri më tani ka hapur 18 kapituj.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota anetaresimi ne be mali i zi anetaresimi ne be mali i zi

Sondazh

Poll

Bota 16 Maj 2021, 11:53

GREQI– Një person me shtetësi gjeorgjiane është vënë në pranga pasi dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen makabre të 20-vjeçares, Karolina, e cila ...