Bota

Më të fundit nga lufta Izrael-Palestinë! Konfirmohen 191 të vrarë, mes tyre 52 fëmijë dhe 32 gra!

16 Maj 2021, 11:53 Nga DOSJA

PALESTINË– 191 persona kanë mbetur të vrarë të vrarë gjatë përplasjeve mes Izraelit dhe Hamasit (grupit që lufton për lirinë e Palestinës), në rripin e Gazës. BBC raporton se në Gaza janë 184  të vrarë, mes tyre 50 fëmijë dhe 31 gra. Izraeli raporton për 10 të vrarë, mes tyre dy fëmijë. Mbi 1,225 persona të plagosur janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë në Palestinë, ndërsa dhjetra të tjerë besohet kanë mbetur nën rrënoja.

Lufta mes Izraelit dhe Palestinës ka nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci në Gaza është 191 viktima, mes tyre 52 fëmijë dhe mbi 1,225 të plagosur. Izraeli sulmoi dje me raketë godinën e Al Jaseera dhe Assosiated Press në Gaza. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

Lajmi kryesor: Një javë që nga përshkallëzimi i luftës Izrael-Palestinë! Konfirmohen 191 të vrarë në Gaza! Netanyahu zotohet të vazhdojë sulmet, Guterres: Të shmangen me çdo kusht sulmet ndaj civilëve dhe mediave

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota lufta izrael-palestine lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Bota 16 Maj 2021, 11:53

GREQI– Një person me shtetësi gjeorgjiane është vënë në pranga pasi dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen makabre të 20-vjeçares, Karolina, e cila ...