Bota

Lufta në Gaza, Kosova i del në mbrojtje Izraelit: Ka të drejtë të vetëmbrohet nga sulmet e Hamasit

16 Maj 2021, 10:41 Nga DOSJA
Lufta në Gaza, Kosova i del në mbrojtje Izraelit: Ka të

KOSOVË– Qeveria e Kosovës ka reaguar për përshkallëzimin e luftës mes Palestinës dhe Izraelit, ku i ka dalë në mbrojtje kësaj të fundit. Përmes një postimi në Twitter, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë krah Izraelit, nisur nga fakti që Palestina nuk e njeh Kosovën.

Si çdo shtet # Izraeli ka të drejtën dhe obligimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne vajtojmë të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, thuhet në reagimin e kësaj ministrie.

Ky reagim i Mistrisë së Jashtme të Kosovës është në të njëjtën linjë me vendet perëndimore, konkretisht me Shtetet e Bashkuara ta Amerikës, të cilat kërkojnë që Hamasi të ndalë sulmet me raketa ndaj Izraelit. 

Lufta mes Izraelit dhe Palestinës ka nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci në Gaza është 174 viktima, mes tyre 41 fëmijë dhe mbi 1000 të plagosur. Izraeli sulmoi dje me raketë godinën e Al Jaseera dhe Assosiated Press në Gaza. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

Lajmi kryesor: Një javë që nga përshkallëzimi i luftës Izrael-Palestinë! Konfirmohen 148 të vrarë në Gaza! Netanyahu zotohet të vazhdojë sulmet, Guterres: Të shmangen me çdo kusht sulmet ndaj civilëve dhe mediave

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni lufta izrael-palestine ministria e jashtme e kosoves lufta izrael-palestine ministria e jashtme e kosoves

Sondazh

Poll