Bota

Lufta Izrael-Hamas, Arabia Saudite ndërhyn në konflikt: Bashkësia ndërkombëtare të veprojë urgjentisht, të drejtat e pal

16 Maj 2021, 10:18 Nga DOSJA
Lufta Izrael-Hamas, Arabia Saudite ndërhyn në konflikt: Bashkësia

IZRAEL- E gjithë bota është me sytë nga Izraeli, atje ku grupi militant palestinez Hamas po lufton kundër ushtrisë së madhe izraelite. Ndërkohë që në konflikt sot ka ndërhyrë edhe Arabia Saudite.

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Princi Faisal bin Farhan Al Saud dënoi “shkeljet flagrante” të Izraelit ndaj të drejtave Palestineze dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të veprojë urgjentisht për t’i dhënë fund operacioneve ushtarake.

Princi Faisal bin Farhan Al Saud ishte duke folur në fillim të një takimi emergjent virtual të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC).

Lufta mes Izraelit dhe Palestinës ka nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 158 viktima, mes tyre 41 fëmijë dhe mbi 1000 të plagosur. Izraeli sulmoi dje me raketë godinën e Al Jaseera dhe Assosiated Press në Gaza. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

Lajmi kryesor: Një javë që nga përshkallëzimi i luftës Izrael-Palestinë! Konfirmohen 148 të vrarë në Gaza! Netanyahu zotohet të vazhdojë sulmet, Guterres: Të shmangen me çdo kusht sulmet ndaj civilëve dhe mediave

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota arabia saudite lufta izrael-palestine princi faisal bin farhan al saud arabia saudite lufta izrael-palestine princi faisal bin farhan al saud

Sondazh

Poll