Bota

Fundi i kriptomonedhave? SHBA vë nën hetim platformën më të madhe, Binance akuzohet për pastrim parash, qarkulloi paratë

16 Maj 2021, 10:09 Nga DOSJA
Fundi i kriptomonedhave? SHBA vë nën hetim platformën më

SHBA- Departamenti i Drejtësisë në SHBA është duke hetuar tashmë “Binance”, platformën më të madhe të emëtimit të kriptomonedhave. Bloomberg shkruan se Binnance po lejon pastrimin e parave nga zyrtarë dhe njerëz të fuqishëm. 

Binance ka kapërcyer çdo rival që prej futjes në treg në vitin 2017. Firma, ashtu si industria në të cilën operon, ka patur sukses kryesisht jashtë çdo mbikqyrje nga qeveria amerikane. 

Binance është me seli në Ishujt Kajman dhe ka një zyrë në Singapor, por thotë se i mungon një seli e vetme e korporatave. Agjentët amerikanë kanë arritur në përfundimin se paratë e krimit kanë kaluar vitin e shkuar përmes transaksioneve në Binance më shumë sesa çdo shkëmbim tjetër i kriptomonedhave.

“Ne i marrim detyrimet tona ligjore shumë seriozisht dhe angazhohemi me rregullatorët dhe zbatimin e ligjit në një mënyrë bashkëpunuese,” tha zëdhënësja e Binance Jessica Jung në një deklaratë me email, ndërsa shtoi se kompania nuk komenton për çështje specifike ose hetime.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota binance kriptomonedhat ne shba binance kriptomonedhat ne shba

Sondazh

Poll