Aktualitet

Hedhja e shiringave në sheshin e Elbasanit, qytetarët flasin të shqetësuar: E rrezikshme, janë mbetje spitalore, mund të p

16 Maj 2021, 10:14 Nga DOSJA
Hedhja e shiringave në sheshin e Elbasanit, qytetarët flasin të

ELBASAN– Qytetarët e Elbasanit e kanë konsideruar skandaloze heqjen e stendës së vaksinimit nga sheshi i qytetit dhe hedhjen e shirngave në tokë. Në një prononcim për FaxNeës, qytetarët shprehen se janë shumë të shqetësuar për përhapjen e infeksioneve.

Ata shtojnë se vendi duhet të ishte pastruar që në momentin që u hoqën stendat dhe jo të linin materiale të tilla të rrezikshme vërdallë.

“Papërgjeshmëri totale dhe burim infeksioni,”- shprehet një qytetar.

“Qysh kur u hoqën tendat duhet të ishin pastruar. Është shumë e rrezikshme se janë mbetje spitalore, duhet zgjedhur një mënyrë për tu grumbulluar dhe për tu asgjesuar,”- shprehet një tjetër qytetar.

Aktualisht në Elbasan janë vaksinuar mbi 47 mijë persona. Tashmë në këtë qytet do të vaksinohen përsonat nën moshën 55 vjeç në qendrat shëndetësore, duke mos e pasur më të nevojshme vendosjen e një stende. Dosja.al publikoi një ditë më parë pamjet me shiringat e hedhura në tokë që tregojnë papërgjegjshmërinë e punonjësve të Drejtorisë Rajonale të Kujdesit Parësor Shëndetësor në Elbasan.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan nis vaksinimi masiv ne shqiperi vaksinimi ne elbasan elbasan nis vaksinimi masiv ne shqiperi vaksinimi ne elbasan

Sondazh

Poll