Aktualitet

EMRI/ Me makinën e ngarkuar me kanabis, arrestohet 27-vjeçari në Lezhë

16 Maj 2021, 08:53 Nga DOSJA
EMRI/ Me makinën e ngarkuar me kanabis, arrestohet 27-vjeçari

LEZHË– Një 27-vjeçar i identifikuar si Hidisen Dervishi është vënë në pranga pasi është kapur duke transportuar 1 kilogramë kanabis me makinën e tij në aksin rrugor Fushë Krujë-Shkodër. Sipas njoftimit të Policisë mësohet se Dervishi është ndaluar tek zona e njohur si “Rrethrrotullimi i Shëngjinit” dhe i është ushtruar konyroll makinës së tij.

Në bagazh është gjetur një kilogramë kanabis, e cila është sekuetruar dhe më pas i riu është vënë në pranga. Dervishi akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike. Sekuestrohet lëndë narkotike cannabis sativa, bie në pranga 27- vjeçari, poseduesi i lëndës narkotike.  Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas që po qarkullonte me mjet në aksin rrugor Fushë Krujë – Shkodër, dyshohej se po transportonte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë së DVP Lezhë organizuan punën dhe në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit” kanë identifikuar mjetin e dyshuar dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij. Gjatë kontrollit të automjetit tip “Benz” me drejtues shtetasin H. D., në bagazh është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. D., 27 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.  Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.  Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

(F.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet hidisen dervishi hidisen dervishi lezhe arrestohet hidisen dervishi hidisen dervishi lezhe

Sondazh

Poll