Aksidenti i rëndë në Vasil Shanto, arrestohet 49-vjeçarja që u fut në lokal me gjithë makinë, la pas tre të plagosur
16 Maj 2021, 07:14Nga DOSJA
TIRANË– 49-vjeçarja me inicialet F.Z., është vënë në pranga pasi akuzohet se është shkaktarja e aksidentit të rëndë të ndodhur një natë më parë në zonën e njohur si “Vasil Shanto”. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se 49-vjeçarja duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me motorrin e parkuar anës rrugës.
Ajo ka shkatërruar komplet stacionin e autobuzëve dhe bashkë me makinën e saj është futur në një lokal duke e shkatërruar edhe këtë të fundit. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur tre persona të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Dosja.al publikoi edhe pamjete rënda pas aksidentit të ndodhur një natë më parë. Një vajzë në trotuar shihej teksa qante dhe kërkonte ndihmë për shoqen e saj që ia kishte përplasur makina.
Njoftimi i policisë: Arrestohet F. Z., 49 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me motorrin e parkuar anës rrugës. Nga përplasja është shkatërruar plotësisht stacioni i autobuzave dhe disa tavolina dhe karrige të një lokali. Gjithashtu janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
DURRËS– Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Durrës, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Policia bën me dije se është arrestuar ...
SARANDË– Efektivët e forcave “Shqiponja” në Sarandë kanë shoqëruar një person, pasi ky i fundit i ka kundërshtuar me forcë uniformat e Shtetit. Videoja e p...
TIRANË– Pjesa e parë e ditës mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në skajin ve...
TIRANË– Aksident në zonën e “Vasil Shantos”, ku dy këmbësore kanë mbetur të lënduara. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:55 të mbrëmjes, kur drejtuesja e një...
Vrasja e Liljana Buzos disa ditë më parë në Elbasan ishte kambanë alarmi sidomos për gratë që vuajnë situate dhune.Ajo është 44 vjeçe. Gjithë jetën e saj...