Vrasja e Mehmet Qemës, policia shkon sërish për kontrolle në “5-Maj”, gjen pajisje kompjuterike në banesën e Kristjan
16 Maj 2021, 07:22Nga DOSJA
TIRANË– Efekivët e Policisë së Shtetit kanë ushtruar sërish kontrolle në rrugën ‘5 Maj”, aty ku u shënua vrasja e Mehmet Qemës gjashtë ditë më parë. Sipas Njoftimit të Polcisë mësohet se është vënë në pranga një 22-vjeçar i identifikuar si Kristjan Peçi dhe një faturues i energjisë elektrike, i identifikuar si Evis Zeneli.
Mësohet se në banesën e marrë me qira nga Peçi janë gjetur disa pajisje njësie kompjuterike, dy grirese të lëndëve e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, municion luftarak, si dhe është konstatuar një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Peçi është vënë në pranga, ndërsa për lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike është arrestuar faturisti i zonës. Ky i fundit akuzohet se ka shpërdoruar detyrën.
Përsa u përket njësive kompjuterike, nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për të njëjtat me dy pasjisjet e tjera të gjetura në një magazinë dhe në lokalin ku u vra Qema.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve K. P., 22 vjeç dhe E. Z., 34 vjeç, sepse me datë 14.05.2021, në rrugën “5-Maj”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qera nga K. P., iu gjet dhe iu sekustruan në cilësinë e provës materiale, disa pajisje njësie kompjuterike, dy grirese të lëndëve e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, municion luftarak, si dhe iu konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Ndërsa shtetasi E Z, duke qenë faturues i energjisë elektrike, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën.
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– 49-vjeçarja me inicialet F.Z., është vënë në pranga pasi akuzohet se është shkaktarja e aksidentit të rëndë të ndodhur një natë më parë në z...
DURRËS– Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Durrës, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Policia bën me dije se është arrestuar ...
SARANDË– Efektivët e forcave “Shqiponja” në Sarandë kanë shoqëruar një person, pasi ky i fundit i ka kundërshtuar me forcë uniformat e Shtetit. Videoja e p...
TIRANË– Pjesa e parë e ditës mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në skajin ve...
TIRANË– Aksident në zonën e “Vasil Shantos”, ku dy këmbësore kanë mbetur të lënduara. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:55 të mbrëmjes, kur drejtuesja e një...