Grabitje në Tiranë, dy persona marrin lekë dhe euro nga dyqani në Astir, arrestohet 44-vjeçari, bashkëpunëtori u shpëton
16 Maj 2021, 07:20Nga DOSJA
TIRANË– Një 44-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet të jetë autori i grabitjes së një dyqani në zonën e Unazës së Re në Tiranë.
Mësohet se 44-vjeçari me iniciale E.M., është arrestuar pasi në bashkëpunim me një tjetër person, me inicialet K.K, ka vjedhur një shumë lekësh dhe eurosh.
Personi me inicialet K.K., është shpallur në kërkim dhe efektivët e policisë po punojnë për kapjen e tij.
Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë ndalimin e shtetasit E. M., 44 vjeç, sepse në bashkëpunim me shtetasin K. K (punohet për kapjen e tij), janë autor të vjedhjes të një shume parash dhe eurosh në një dyqani në Unazen e Re.
(f.m/Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– 49-vjeçarja me inicialet F.Z., është vënë në pranga pasi akuzohet se është shkaktarja e aksidentit të rëndë të ndodhur një natë më parë në z...
DURRËS– Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Durrës, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Policia bën me dije se është arrestuar ...
SARANDË– Efektivët e forcave “Shqiponja” në Sarandë kanë shoqëruar një person, pasi ky i fundit i ka kundërshtuar me forcë uniformat e Shtetit. Videoja e p...
TIRANË– Pjesa e parë e ditës mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në skajin ve...
TIRANË– Aksident në zonën e “Vasil Shantos”, ku dy këmbësore kanë mbetur të lënduara. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:55 të mbrëmjes, kur drejtuesja e një...