EMRAT/ Ishin prej muajsh nën vëzhgim! Babë e bir kapen mat në shtëpinë e kthyer në depo armësh dhe kanabisi, prangoset 6
16 Maj 2021, 07:55Nga DOSJA
FIER– Një 60-vjeçar është vënë në pranga pasi në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 2.2 kilogramë kanabis gati për shitje, një peshore elektronike dhe një armë gjahu pa leje.
Sipas njoftimit të policisë, mësohet se 60-vjeçari i identifikuar si Petrit Hykaj është arrestuar, ndërsa djali i tij, Shkëlqim Hykaj, u ka shpëtuar ‘duarve të efektivëve’ pasi nuk ndodhej në banesë në momentin që u ushtrua kontrolli nga policia.
Njoftimi i policisë Fier
Policia ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një hetimi disa mujor. Sekuestrohet lëndë narkotike cannabis sativa dhe një armë gjahu pa leje, bie në pranga një shtetas, shpallet në kërkim një tjetër. Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pas një hetimi disa mujor, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. H., 60 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi Sh. H., 29 vjeç, banues në Gorishovë, Fier.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2.2 Kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, e përgatitur gati për shitje, një peshore elektronike dhe një armë gjahu pa leje. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
(f.m/Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
VLORË– Dy shtetas italianë janë proceduar penalisht pasi akuzohen se kanë tentuar të kalonin kufirin për të udhëtuar drejt Italisë duke falsifikuar testin ...
TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga gjashtë persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit të policisë mësohet se ë...
TIRANË– Efekivët e Policisë së Shtetit kanë ushtruar sërish kontrolle në rrugën ‘5 Maj”, aty ku u shënua vrasja e Mehmet Qemës gjashtë ditë më parë. Sipas ...
TIRANË– 49-vjeçarja me inicialet F.Z., është vënë në pranga pasi akuzohet se është shkaktarja e aksidentit të rëndë të ndodhur një natë më parë në z...
DURRËS– Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Durrës, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Policia bën me dije se është arrestuar ...
SARANDË– Efektivët e forcave “Shqiponja” në Sarandë kanë shoqëruar një person, pasi ky i fundit i ka kundërshtuar me forcë uniformat e Shtetit. Videoja e p...
TIRANË– Pjesa e parë e ditës mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në skajin ve...