Aktualitet

EMRI/ U kap me 23 doza, arrestohet shitësi i heroinës në Korçë, procedohet blerësi, ‘ia futi’ vrapit sapo pa policinë

16 Maj 2021, 09:33 Nga DOSJA
EMRI/ U kap me 23 doza, arrestohet shitësi i heroinës në

KORÇË– Një 32-vjeçar i identifikuar si Spartak Çardhaku, me precedent të mëparshëm penalë është vënë në pranga pasi akuzohet për shitje heroine. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se Çardhaku është kapur teksa bënte ‘pazar’ me një 40-vjeçar që do të blinte lëndë narkotike.

Efektivët janë afruar pranë dyshes për t’i vënë në pranga, por blerësi është larguar me vrap sapo ka parë uniformat blu. 32-vjeçari u arrestua dhe në shtëpinë e tij u gjetën 23 doza heroine të bërë gati për shitje. Ai është dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ndërsa për blerësin ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë Korçë: Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta, në doza të vogla. Vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike dhe procedohet penalisht blerësi, i cili kur konstatoi shërbimet e policisë, nuk iu bind urdhrit të tyre për të ndaluar. Sekuestrohen 23 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, goditën një rast të shpërndarjes së tyre në doza të vogla, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. Ç., 32 vjeç (i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”) dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin O. K., 40 vjeç, banues në Korçë.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se në lagjen nr. 17, Korçë, një shtetas shpërndante lëndë narkotike të forta, janë organizuar shërbimet dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e shtetasit S. Ç. Ky shtetas, në banesën e tij, i kishte shitur shtetasit O. K., disa doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, i cili sapo ka konstatuar ndërhyrjen e shërbimeve të policisë ka tentuar të largohet me vrap, duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, por më pas u neutralizua. Nga veprimet e mëtejshme procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit S. Ç., u gjetën 23 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet spartak çardhaku spartak çardhaku arrestohet spartak çardhaku spartak çardhaku

Sondazh

Poll