Aktualitet

Përplasje në Sarandë! Kryekamarieri shtyn efektivin e forcave “Shqiponja”, pasi iu kërkua të ulte muzikën në lokal, m

16 Maj 2021, 06:34 Nga DOSJA
Përplasje në Sarandë! Kryekamarieri shtyn efektivin e forcave

SARANDË– Efektivët e forcave “Shqiponja” në Sarandë kanë shoqëruar një person, pasi ky i fundit i ka kundërshtuar me forcë uniformat e Shtetit. Videoja e publikuar nga FieriWeb tregon momentin kur një natë më parë, në orën 20:13, efektivët e policisë shkojnë në një lokalet në rrugën Turizëm–Kanali i Çukës në Sarandë, duke kërkuar uljen e muzikës.

Por, forcat “Shqiponja”, kanë hasur në kundërshtimin e personit në fjalë, i cili paraprakisht raportohet se është kryekamarieri i lokalit, të cilit ende nuk i është zbardhur identiteti. Kryekamarieri nuk ka pranuar të ulë muzikën pasi ka pretenduar se është brenda orarit të lejuar.

I pari që ka nisur kontaktin fizik është polici i Shqiponjave, që e ka shtyrë me duar qytetarin.

Më pas situata është rënduar pasi kryekamarieri e ka shtyrë tej me forcë. Në këtë moment kanë ndërhyrë edhe efektivët e tjerë dhe kanë marrë nga krahët për ta shoqëruar personin që i kundërshtoi.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet kamerieri kundershton policet perplasje ne sarande sarande kamerieri kundershton policet perplasje ne sarande sarande

Sondazh

Poll