Aktualitet

ME VIDEO: Thirrjet RRËQETHËSE! I përplasi shoqen makina, e reja kërkon ndihmë: Po vdes! Thërrisni ambulancën…

15 Maj 2021, 20:04 Nga DOSJA
ME VIDEO: Thirrjet RRËQETHËSE! I përplasi shoqen makina, e reja

TIRANË– Një mjet ka përfunduar në stacionin e autobusit në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë, ku dy këmbësore kanë mbetur të lënduara, por jashtë rrezikut për jetën. JOQ ka sjellë pamje nga momenti kur të lënduarat ende nuk ishin dërguar në spital nga ambulanca. 

Në video dallohet se një prej të aksidentuarave është shtrirë në tokë, ndërsa në krahë e mban një vajzë tjetër, e cila kërkon duke bërtitur ambulancën për ndihmë. Pranë saj afrohen kalimtarë të tjerë për të ndihmuar. 

Mos e lëviz! Po vdes! Sillni ambulancë! Ujë,”-dëgjohet nga videoja.

Mjeti i drejtuar nga 47-vjeçarja ka mbetur ende e bllokuar nga hekurat e stacionit, ndërkohë që Policia ka raportuar se të lënduara kanë mbetur dy kalimtare të rastit. Të dyja kanë përfunduar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne vasil shanto aksident ne vasil shanto

Sondazh

Poll