Aktualitet

Tentoi të shkonte në Kosovë me dokumente false, arrestohet 21-vjeçari, kapet dhe shkaktari i një aksidenti në Durrës

16 Maj 2021, 06:44 Nga DOSJA
Tentoi të shkonte në Kosovë me dokumente false, arrestohet

DURRËS– Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Durrës, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Policia bën me dije se është arrestuar një 21-vjeçar nga Kosova, pasi tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara. Po ashtu, në pranga ka rënë edhe një 53-vjeçar, pasi duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, ka përplasur një mjet tjetër.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës kanë arrestuar 21 vjeçarin B.A., banues në Kosovë. Arrestimi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, 21-vjeçari ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente (ID dhe leje drejtimi) të dyshuara të falsifikuara. Në pranga ka rënë edhe 53-vjeçari P.M., nga Durrësi pasi në lagjen Nr.6,  duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “ Land Rover ” është përplasur me mjetin tip “Hondai” me drejtuese shtetasen G.H. Fatmirësisht nuk janë shkaktuar viktima, por si për pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

(f.m;kle.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 21 vjecari arrestohet shoferi i dehur dy te arrestuar ne durres arrestohet 21 vjecari arrestohet shoferi i dehur dy te arrestuar ne durres

Sondazh

Poll