Gjashtë javë kohë për t’u rikuperuar, Ibrahimovic në luftë me kohën: tani duhet një mrekulli për ta parë me Suedinë
15 Maj 2021, 13:16Nga DOSJA
MILANO-Kampionati i Zlatan Ibrahimovic ka përfunduar, por për sulmuesin e Milanit, Kampionati Evropian me Suedinë është gjithashtu në rrezik të madh (në këtë pikë duhet një mrekulli për t’u rikuperuar). Klubi kuqezi në fakt ka bërë të ditur se këtë mëngjes sulmuesi suedez u vizitua në Milanello nga Dr. Volker Musahl pas gjurit të ndrydhur të pësuar në ndeshjen ndaj Juventusit dhe sipas indikacioneve lojtari tani do t’i nënshtrohet një trajtimi të gjatë.
Konsulta me Dr. Musahl, mjeku i cili kishte operuar gjurin e tij në Pittsburgh në kohën e Manchester United, konfirmoi nevojën për kirurgji, por në të njëjtën kohë theksoi atë të një rikuperimi më të gjatë se sa duket se ishin përshtypjet e para, shumë me pozitive.
Dr. Musahl ka gjetur probleme në lidhje me kërc që mund të zgjidhen me një terapi konservatore gjashtë-javore, një kohë që e bën shumë të vështirë të mendosh për një rikuperim në kohë për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian me Suedinë.
E.Ç (Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
ANGLI– Në vitin 2010 Besian Idrizaj ishte një nga lojtarët që pritej të spikaste në futbollin evropian, por një goditje në zemër bëri që lojtari të ndërro...
BRAZIL – Një zyrtar shteti në Brazil dhe aktivist i shoqatë së homoseksualëve LGBT+, ka vendosur të ngrejë një padi ndaj yllit brazilian të futbollit Neym...
FRANCE – Aventura e Mauri Icardi te Paris SG është në përfundim. Sipas një raporti të “L’Equipe”, qendërsulmuesi argjentinas tashmë i ka komunikuar ...
ITALI – Kuqezinjtë po përgatiten për udhëtimin drejt Cagliarit, ku të dielën dhe mund të kualifikohen për në garën më të madhe për klube në Europë nëse fi...
SPANJE – Real Madridi ka filluar planifikimin për skuadrën e re për sezonin e ardhshëm. Florentino Perez që ka njoftuar publikisht se ndryshimet priten. Këto nd...
TIRANE – Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare, ish-boksieri dhe komentatori i njohur i boksit, Ahmet Golemi. Lajmin e ka bërë të ditur i biri i...
PRESHEVE – Sulejman Mema dhe Sulejman Demollari, dy ish-futbollistë e Kombëtares së Shqipërisë, njëherësh zyrtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit, kan...