Sport

Boksi shqiptar në zi, ndalet nga jeta ish-boksieri dhe komentatori i njohur

15 Maj 2021, 07:10 Nga DOSJA

TIRANE – Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare, ish-boksieri dhe komentatori i njohur i boksit, Ahmet Golemi. Lajmin e ka bërë të ditur i biri i tij nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ahmet Golemi është shpallur 5 herë kampion i peshës së tij në vendin tonë. Ai do mbahet mend gjatë për kontributin e dhënë në sportin e boksit, derisa regjimi i asaj kohe e ndaloi atë si sport.

Ish-gazetari Ahmet Golemi ishte nga ata që u burgos për agjitacion dhe propagandë, pasi ndër të tjera, festoi një nga fitoret legjendare të Cassius Clay, atë kundër George Foreman në Kinshasa të Kongos. Në vitin 1979 ai u dënua me 5 vite në burg.

Pas viteve 90′, ai do të kujtohet për komentimin e ndeshjeve të boksit dhe zërin e tij kumbues, duke qenë padyshim komentatori më i mirë i boksit në vend meritoi edhe çmimin “Mjeshtër i Madh”.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport cassius clay george foreman ish-gazetari ahmet golemi cassius clay george foreman ish-gazetari ahmet golemi

Sondazh

Poll